Bonot dhe obligacionet/ Rritet numri i qytetarëve që blejnë titujt e borxhit të qeverisë

schedule13:49 - 10 Maj, 2023

schedule 13:49 - 10 Maj, 2023

Numri i qytetarëve që kanë investuar në blerjen e bonove dhe obligacioneve është rritur ndjeshëm gjatë muajve të parë të këtij viti.Aktualisht normat e interesit janë rritur në nivelin më të lartë të dekadave të fundit dhe kjo ka dhënë efekte pozitive në blerjen e titujve të borxhit të qeverisë.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë diferenca është e theksuar duke rezultuar 60% më tepër. Në vlerë trasaksionet e realizuara nga qytetartë kanë arritur në nivelin e 15 miliardë lekëve ose 135,8 mln eurove.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikqyrjes financiare rritje u shënua edhe në numër trasaksionesh.Në periudhën janar- mars 2023 u regjistruan 5 mijë e 895 trasaksione
Nëse i ndjamë sipas llojit të instrumenteve financiare, kontributin kryesor e ka dhënë rritja shumë e lartë e investimit në bono thesari.

Gjatë vitit 2022 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë. Edhe pse gjatë muajve të fundit ka pasur një tendencë në zbritje të interesave, kjo nuk e ka ulur interesin e individëve për të investuar në bono dhe obligacione.

Në përputhje me kalendarin tremujor të emetimeve, në muajin mars 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) zhvilloi nëntë ankande, duke ofruar 38 miliardë lekë në total, prej të cilave 27.5 miliardë lekë bono thesari dhe 10.5 miliardë lekë obligacione