Një argjendar në Sydney, Australi akuzohet se ka organizuar një grabitje në një nga dyqanet e tij në vend për të mashtruar kompaninë e sigurimit dhe për të përfituar më shumë se 2.8 milionë dollarë.
Germani Jewellery, është një nga zinxhirët më të mëdhenj të dyqaneve të bizhuterive në vend dhe kishte dizajnuar bizhuteri për personalitete të rëndësishme si Princesha Diana, Elizabeth Taylor dhe anëtarët e familjes mbretërore të Arabisë Saudite.
Sipas policisë, 65-vjeçari u ka thënë autoriteteve se ai dhe punonjësit e tij janë kërcënuar nga dy persona të panjohur, të cilët kanë hyrë në një dyqan që ai ka në Sydney duke pretenduar se janë klientë.
Një nga sulmuesit plagosi me thikë një punonjës, ndërsa ata kërkuan të hapej kasaforta. Pasi kanë marrë shumë bizhuteri të shtrenjta, kanë lidhur Germanin dhe stafin e tij dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Anëtari i stafit që u plagos në sulm nuk ishte në dijeni të planit.
“Ata e kërcënuan me thikë dhe i lidhën këmbët dhe duart me kabllo, ai besonte se ishte një grabitje e vërtetë,” thanë zyrtarët.
Muajin e kaluar, policia arrestoi dy nga të dyshuarit në lidhje me grabitjen. Mirëpo, siç tha një zyrtar, “diçka nuk dukej në rregull” dhe për pasojë hetimet vazhduan duke çuar në arrestimin e pronarit.
/abcnews.al