Inflacioni bie në 4.6 përqind/ Ndikoi rënia e çmimeve të karburantit dhe ushqimeve

schedule15:18 - 8 Maj, 2023

schedule 15:18 - 8 Maj, 2023

Çmimet kanë vijuar trendin rënës .Sipas të dhënave të Instat gjatë muajit prill të këtij viti inflacioni zbriti në nivelin 4.6%  nga 5.3% që ishte një muaj më parë.

Ndikimin më të fortë në këtë situatë e kanë  dhënë uljet e çmimit të karburanteve.Në tregun e shitjes me pakicë karburantet   janë shitur më lirë edhe  nëse e krahasojmë me periudhën e para nisjes së konflikit Rusi-Ukrainë.

Aktualisht një litër naftë po shitet me 169 lekë ndërsa benzina  me 172 lekë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë të një viti më parë një litër naftë shitej me mbi 240 lekë për litër. Sipas të dhënave të Instat grupi transport ka pësuar një ulje me 0.71%

Edhe rritja e çmimeve të ushqimeve është ngadalësuar gjatë muajit prill. Sipas Instat Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”  që janë rritur 3,43%, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,48%.

Ky nëngrup ëshët favorizuar nga forcimi i lekut ndaj euros .Prej disa javësh një euro po këmbehet në kursin e këmbimit valuator me rreth 111 lekë duke  i bërë importet e produkteve ushqimore më të lira.

Me uljen e pësuar gjatë muajit prill inflacioni i ëshë afruar objektivit të bankës së Shqipërisë prej 3%. Duke marë parasysh këto zhvillime Banka e Shqipërisë mund të mos marë më vendime për të rritur normën bazë të inflacionit në muajt në vijim edhe pse e ka paralajmëruar një gjë të tillë. Nëse vijon në këto shifra inflacioni mund të rikthehet në objektiv më herët se sa është parashikuar nga institucionet financiare

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!