Një kardiolog që punonte në një spital të Berlinit është arrestuar me dyshimin se ka vrarë dy pacientë. Sipas një deklarate të lëshuar nga policia dhe prokurorët gjermanë, kardiologu kishte punuar në spitalin Charite.
55-vjeçari, i cili u pezullua nga Charite në gusht 2022, dyshohet se ka administruar me vetëdije doza të larta të një qetësuesi në dy raste të pacientëve të sëmurë rëndë, të cilët më pas vdiqën, thuhet në deklaratë.
Hetimet kishin nisur pas një denoncimi nga spitali, ndërsa për të ishte lëshuar urdhër arresti nga prokurori i Berlinit.
/abcnews.al

