Partizani bind trajnerin, por Lerda është i pakënaqur

schedule11:29 - 29 Gusht, 2019

schedule 11:29 - 29 Gusht, 2019

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda është i kënaqur pjesërisht nga ekipi i tij pas fitores në Gjirokastër. Italiani theksoi se skuadra luajti mirë dhe krijoi shumë raste për gol.

Fituesi asnjëherë nuk gjykohet, madje as kur vuan. Gjithsesi, një ndeshjeje futbolli i bëhet gjithnjë një analizë dhe nga kjo del se Partizani në Gjirokastër nuk mundi të ishte i sigurt.

Triumfoi me një gol të vetëm, duke u rrezikuar gjatë gjithë kohës, dhe kjo e la trajnerin Franko Lerda me ndjenja të dyfishta. Pasi u ngacmua nga gazetarët që ekipi I tij ishte minimalisht, italiani u përgjigj kështu.

“Më vjen keq që nuk e paskeni parë. Ne patëm 7-8 raste të pastër për gol. Problemi është se kur nuk e mbyll ndeshjen, rezultati mbetet i hapur deri në fund. Gjithsesi, patëm 4 raste në pjesën e parë dhe 3 në të dytën. Nëse do të jemi apo jo kampionë, këtë do ta tregojë koha. Pak ditë më parë ngritëm një trofe, Superkupën, pastaj humbëm ndeshjen e parë në kampionat, dhe fituam tani. Le të presim pak”, tha Lerda

Luftëtari, ndërkaq, pësoi humbjen e dytë në dy javë, duke i përmbushur deri tani parashikimet se do të jetë ekipi më i dobët i Superiores. Trajneri Klodian Duro, e sheh situatën pak më ndryshe./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!