Kievi pretendon se ka rrëzuar një raketë hipersonike ruse

schedule20:01 - 6 Maj, 2023

schedule 20:01 - 6 Maj, 2023

Ukraina tha sot se rrëzoi një raketë hipersonike ruse Kinzhal për herë të parë gjatë sulmeve ajrore të nisura nga Moska gjatë natës së mërkurës.

Presidenti rus Vladimir Putin e kishte cilësuar raketën, gjatë prezantimit të saj të parë në vitin 2018, si një “armë ideale”, sepse është shumë e vështirë të kapet nga mbrojtja kundërajrore e armikut.

“Unë e përgëzoj popullin ukrainas për këtë ngjarje historike,” tha gjenerali Mykola Oleschuk në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Po, ne kemi rrëzuar raketën Kinzhal, e cila nuk ka ekuivalente”, tha ai.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, raketa u rrëzua nga një sistem i mbrojtjes ajrore Patriot i prodhuar në SHBA mbi Kiev rreth orës 02:30 me orën lokale të enjten.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë ta ndihmojnë atë të forcojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore. Gjatë gjithë dimrit, Moska bombardoi infrastrukturën energjetike të vendit.

Dhe në mes të prillit, Kievi mori raketën e parë, të konsideruar si një nga sistemet më të sofistikuara të mbrojtjes ajrore. Sistemi përdoret nga shumë vende të NATO-s.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se raketa do të forconte “dukshëm” mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmeve ruse.