Biden do të takohet me mbretin Charles në korrik

schedule08:51 - 6 Maj, 2023

schedule 08:51 - 6 Maj, 2023

Joe Biden, i cili nuk do të marrë pjesë sot në kurorëzimin e mbretit Charles III, tha se do të takohet me monarkun në korrik për të diskutuar kryesisht çështjen e mjedisit.

“Ne do të marrin pjesë në një takim të NATO-s në Europë dhe i thashë se do të ndaloja ose gjatë rrugës ose në kthim për të folur për çështjen që ai intereson më shumë, mjedisin,” tha presidenti i SHBA-së në një intervistë me MSNBC.

Samiti vjetor i NATO-s është planifikuar të mbahet në Vilnius, Lituani, më 11 dhe 12 korrik.

Jill Biden, gruaja e presidentit amerikan do ta përfaqësojë atë në ceremoninë e sotme të kurorëzimit të Charles.

/abcnews.al