Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Londër, është takuar me Familjen Mbretërore me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se është e nderuar që mund t’i shprehë urimet më të ngrohta në emër të popullit të Kosovës.
Sipas pamjeve të publikuar nga vetë presidentja, ajo është takuar me Mbretin Charles III dhe princin e Uellsit, William.
“E nderuar që mund t’i shpreh urimet më të ngrohta në emër të popullit të Republikës së Kosovës për Familjen Mbretërore në këtë rast të veçantë!”, shkroi Osmani në Twitter.
Honored to be able to extend the warmest wishes on behalf of the people of the Republic of Kosovo to the @RoyalFamily on this special occasion!#Coronation pic.twitter.com/ZAriffFEtr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 5, 2023