Analisti dhe gazetari Skënder Minxhozi në një intervistë për “News Line” në ABC News tha se Sali Berisha do të dështojë me 14 Maj. Sipas tij, kreu i Rithemelimit nuk mund të fitojë dot as gjysmën e bashkive të vendit dhe jo më 50 bashki, ashtu siç edhe ai është shprehur se do t’ja arrijë.
“Duket sikur është forcuar por Berisha ka hyrë për të djegur litrat e fundit të karburantit politik që i kaë mbetur dhe e ardhmja më e parashikueshme rreth karrierës së tij, është që ai nuk do të fitojë dot 31 bashki me 14 maj, shumicën numerike të bashkive dhe kjo do të jetë hera e parë që ai do të dështojë.
50 bashki nuk i merr dot me 14 maj. Është e pamundur në kushtet kur 14 kandidatë i ka Alibeaj dhe në mënyrë indirekte ata do të prishin punë në favor të kandidatëve të Ramës por mbi të gjitha kur vetë kryeministyri bën një fushatë të tillë politike rrezaton batutë dhe qetësi qoftë edhe e shtirur pjesërisht.
Nuk besoj që të jetë dhe aq e shtirur duke parë sondazhet që tregojnë se tabloja elektorale ka edne nuanca të rozës dhe mavisë në një pjesë të mirë të territorit dhe ku Berisha do të fitojë me gjasë bashkitë e veriut të thellë, të cilat, në një pjesë të mirë nuk kanë shumë peshë elektorale.
Hiq Shkodrën. Ndërkohë që në pjesën tjetër, mund të ketë garë në Durrës, në Lezhë. Mund të fitojë diku në Laç, Fushë-Krujë por bashkitë e tjera e ka të vështirë duke filluar nga Tirana, Elbasani dhe Korça dhe duke zbritur poshtë ku pastaj tabloja është edhe më e qartë“, u shpreh Minxhozi.
Sipas Minxhozit, Berisha do të fitojë mbi Alibeajn dhe jo me Edi Ramën. Minxhozi theksoi se ishte vetë opozita me përçarjen, ajo që ia hoqi vetë vetvetes së saj fitoren me 14 Maj.
“Berisha është kryetar i atij fraksioni që sot identifikohet me shumicën e votave faktive të së djathtës në terren. E ka mundur me vota Alibeajn pa ardhur tek kutitë e votimit. Në 14 maj ai do të fitojë mbi Aliebajn, nuk do të fitojë dot mbi Edi Ramën”, tha Minxhozi./abcnews.al