Zonja e Parë e SHBA-së në kurorëzimin e Mbretit Charles III pa Biden

schedule12:51 - 5 Maj, 2023

schedule 12:51 - 5 Maj, 2023

Jill Biden, Zonja e Parë e SHBA-së,  është në Mbretërinë e Bashkuar për të përfaqësuar SHBA-në, por presidenti është përballur me kritika të forta për mungesën e tij.

“U nisa për në Mbretërinë e Bashkuar për kurorëzimin e mbretit Charles III, i pari në 70 vjet! Është një nder të përfaqësosh Shtetet e Bashkuara për këtë moment historik dhe të kremtosh marrëdhënien e veçantë mes vendeve tona”,  shkroi në Twiiter para fluturimit të saj ditën e djeshme.

Jill  Biden, e cila po udhëton me mbesën e saj Finnegan Biden, do të angazhohet në një diplomaci të butë përpara ngjarjes së madhe në Londër.

Ajo do të kalojë një pjesë të ditës së sotme në “Downing Street” për t’u takuar për herë të parë me zonjën Murty. Më pas, ata do të takojnë veteranët dhe familjet e tyre që marrin pjesë në një program shëndetësor dhe mirëqenieje.

Dhe më vonë do të vizitojnë një shkollë që po pret një ngjarje në lidhje me kurorëzimin. Zonja Biden do të vizitojë gjithashtu ambasadën amerikane për të përshëndetur stafin dhe familjet e tyre përpara se të përfundojë ditën e saj me një pritje të Mbretit në Pallatin Buckingham.

/abcnews.al