Kriza në Sudan, grabiten ushqime me vlerë 14 milionë dollarë

schedule09:47 - 5 Maj, 2023

schedule 09:47 - 5 Maj, 2023

Programi Botëror i Ushqimit vlerëson se ushqimet me vlerë 13 deri në 14 milionë dollarë, të destinuara për njerëzit në nevojë u grabitën në Sudan pas shpërthimit të luftës  në Afrikën verilindore më 15 prill.

“Ne vlerësuam se rreth 17,000 tonë metrikë ushqim u grabitën, disa prej tyre në magazinat tona, disa prej tyre gjatë transportimit me automjete,” shpjegoi Rowe. “Kjo përkthehet në 13 deri në 14 dollarë amerikanë po flas vetëm për kostot e ushqimit. Çdo ditë marrim informacione për grabitje të reja”.

Komentet e Rowe erdhën një ditë pasi koordinatori humanitar i OKB-së, Martin Griffiths, u bëri thirrje gjeneralëve rivalë që të garantojnë kalimin e sigurt të ndihmës humanitare dhe stafit të OKB-së.

Konflikti i armatosur i Sudanit ka detyruar rreth 115,000 njerëz të largohen për në vendet fqinje, sipas Kombeve të Bashkuara, dhe po pengon shpërndarjen e ushqimit në një vend ku një në tre persona tashmë kishin nevojë për ndihmë humanitare përpara shpërthimit.

Rowe vuri në dukje se OKB-së do t’i duhet urgjentisht të blejë furnizime të reja për civilët në Sudan.

“Nëse nuk e bëjmë tani, stoqet tona do të mbarojnë brenda dy deri në tre muajve të ardhshëm,” tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!