Atmosfera në Paris Saint-Germain mban erë baruti ditët e fundit, me tifozët e skuadrës që shprehin publikisht pakënaqësinë e tyre jashtë zyrave të klubit, ndërsa disa prej tyre kanë vizituar shtëpitë e Messit dhe Neymar duke protestuar.
Drejtuesit e kampionëve të Francës nxituan menjëherë përmes njoftimit për të dënuar këto veprime, ndërsa sot u bë e ditur se po forcon sigurinë si në qendrën stërvitore të skuadrës ashtu edhe në shtëpitë e dy yjeve të saj. Sipas raportimeve të mediave franceze, administrata e Parisit e ka marrë këtë vendim pas informacioneve që ka se tifozët e skuadrës do të vazhdojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim, duke pasur frikë nga më e keqja. /G.D abcnews.al/
?? PSG ultras are outside the club headquarters protesting for change at board level: “Management, resignation!” (@danigilopez) pic.twitter.com/Jy5NRGun0F
— EuroFoot (@eurofootcom) May 3, 2023
Los ultras del PSG se personan en casa de Neymar para pedir al brasileño que se marche del club pic.twitter.com/mm4a9G2KQc
— Toni Juanmartí (@tjuanmarti) May 3, 2023