Një numër i madh i qytetarëve, nxënësve dhe punonjësve të arsimit janë mbledhur paraditen e sotme para shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” për të bërë nderimet e tyre duke ndezur qirinj dhe duke u lënë lule nxënësve dhe rojes së sigurisë, të cilët humbën jetën nga sulmi makabër ditën e djeshme.
Buqeta me lule, trëndafila të bardhë, lodra prej pelushi, çokollata, vizatime dhe shkrime me mesazhet e fundit, këto janë vetëm disa nga gjërat që qytetarët vendosën para shkollës fillore Vladislav Rybnikar mëngjesin e sotëm pas vdekjes së tmerrshme të tetë nxënësve dhe rojës.
14-vjeçari fillimisht vrau një roje sigurie dhe dy nxënëse, më pas ndërroi armën dhe shkoi në klasën historisë.
Ai hyri në klasë dhe më pas filloi të qëllonte në drejtim të shokëve të klasës. Ai vrau gjithsej nëntë persona dhe më pas thirri policinë dhe tronditi me rrëfimin e tij.
Një numër i madh policësh hynë në një nga institucionet më të mira arsimore në Beograd dhe së shpejti sulmuesi u arrestua. Menjëherë pas kësaj u morën në paraburgim edhe prindërit e tij.
Nxënësit e plagosur dhe mësuesja e historisë, janë në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohen.
Gjendja e vajzës që u qëllua me plumb në kokë është më kritike.
/abcnews.al