Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zikaltërit” duan Champions, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Verona-Inter

schedule20:15 - 3 Maj, 2023

schedule 20:15 - 3 Maj, 2023

Në më pak se 1 orë në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi” të Veronas, vendasit do presin “zikaltërit” e Inter, në përballjen e vlefshme për javën e 33-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Përsa i përket formacionit tekniku i Verona, Marco Zaffaroni ka përzgjedhur formacionin 3-5-2, ku në portë si zakonisht është vendosur italiani Montipo. Në mbrojtje janë Ceçherini, Hien e Magnani. Nga krahët në mesfushë vijnë Faraoni e Depaoli, me qendrën që mbulohet nga Tameze e Abilgaard. Më të avancuar janë Lazovic e Verdi, ndërsa në majën e sulmit është vendosur i vetëm Gaich.

Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi ka vendosur t’i rreshtojë “zikaltërit” e tij me formulën e zakonshme 3-5-2, ku në portë është rikthyer Handanovic e para tij D’Ambrosio, De Vrij e Acerbi. Në krahët e mesfushës janë vendosur Dumfries e Dimarco, ndërsa “bërthama” e mesfushë përbëhet nga Mkhitaryan, Brozovic e Calhanoglu. Ndërkaq, sulmi i “zikaltërve” i është besuar dyshes Dzeko-Lautaro Martinez. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!