Gazetari Rudy Galetti jep një lajm bombë përmes llogarisë së tij personale në Twitter.
Sipas postimit të tij në Twitter, Al Hilal i ka paraqitur një ofertë të paimagjinueshme Lionel Messit për ta bindur atë të transferohet në Arabinë Saudite.
Propozimi përfshin bashkëpunimin mes dy palëve për të paktën një vit, me Al Hilal që ofron shumën e madhe prej 500 milionë euro në vit për superyllin argjentinas.
Është një propozim që nuk e kemi parë më parë në futbollin botëror, ku Messi u kërkon sauditëve një afat prej një muaji.
35-vjeçari dëshiron të presë në radhë të parë Barcelonën. Në fakt, ai do të shohë nëse ka propozime të tjera nga klubet evropiane, ndërsa duket se të dyja palët kanë arritur një marrëveshje. Nëse Messinuk e gjen me një klub tjetër, atëherë do të vendosë të vazhdojë karrierën te Al Hilal. /G.D abcnews.al/