Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Leandro Panën, 24-vjeçarin e arrestuar në Tiranë si bashkëpunëtor në pengmarrjen e Jetmir Terrollarit në Greqi.
Sipas organit të akuzës, 24-vjeçari është përgjuar teksa bisedon me burrin e tezes Hemal Noka ku i thotë se “do shkosh të marrësh 10 mijë euro vëllait të Jetmir Terrollarit pasi ja kishte atij borxh”.
Organi i akuzës e ka dërguar për ekspertim telefonin e Leando Panës për të vërtetuar nëse ky i fundit ka pasur dije për pengamrrjen që kishin kryer të afërmit e tij në Greqi.
Denoncimi në polici është bërë nga vëllai i viktimës. Sipas organit të akuzës shuma e borxhit që Jetmir Terrollari i kishte B. Muçës ishte 3 mije euro, ndërkohë që 4 të arrestuarit në Greqi i kanë kërkuar 10 mijë. /ABC News Albania 24/7