Biznesmenët duhet të përballen me Erjon Braçen. Këtë herë në listën e kontrolleve ka vendosur konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend që zënë gati 40-45% të konsumit të karburanteve në Shqipëri.
“Që nga sot deri në fund të shtatorit secili prej tyre ka kohë t’i drejtohet organeve shtetërore, për të certifikuar kapacitetet e depozitave të tyre sa më parë të jetë e mundur, më qëllim që të kemi informacion për kapacitetet e tyre”.
Ka dhe një kategori tjetër, që sjell në vëmendje faktin se nuk kanë depozita pranë kompanive të tyre, nuk konsumojnë naftë, por janë pjesë e tregtimit të karburanteve, vuri në dukje numri dy i qeverisë.
“Secili prej tyre do të jetë pjesë e hetimit të organeve tona fiskale dhe bashkë me të, për këtë paligjshmëri, do të mbajnë përgjegjësi edhe inspektorët që kanë lejuar këtë paligjshmëri”.
Përveç raportimit mbi skemën që ndiqet në luftën kundër informalitetit, zëvendëskryeministri bëri të ditur se i është drejtuar me dosje të posaçme ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM, KPK për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, për një çështje në kundërshtim me ligjin, për një gjyqtar të Vlorës, që ka vendosur për tre çështje brenda një minute, dhe për një gjyqtar të Gjirokastrës, i cili ka liruar nga bllokimi gati 7 tonë ushqime të bllokuara nga AKU, pasi ishin afër datës së skadencës.
“Për secilin nga këta gjyqtarë i kam kërkuar institucioneve të kenë në vëmendje veprimtaritë e tyre”./abcnews.al