Një 48 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur në kokë me një përforcuese grushti një të ri.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku dyshohet shtetasi I. T., 48 vjeç, ka goditur në kokë me një përforcuese grushti, një 30-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur në kokë me një përforcuese grushti, një 30-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al