Me rastin e ditës së sotme botërore të lirisë së shtypit, drejtuesi i The Guardian, Mark Rhys-Oxley, foli për lirinë e medias britanike.
Në një kohë kur liria e shtypit nuk është më si më përpara, siç e përshkruan ai, në 70% të vendeve, gazetaria e lirë “rrezikon të vdesë nëse e lëmë në duart e njerëzve të rrezikshëm si Vladimir Putin, Tayyip Erdogan dhe Donald Trump”.
Në këtë kontekst, “nuk ka qenë kurrë më e lehtë për të gjithë ne të ndihmojmë”, thotë Oxley, duke u bërë thirrje lexuesve që “të abonohen, të kontribuojnë, të dhurojnë ose të mbështesin në ndonjë mënyrë tjetër punën e gazetarëve dhe redaktorëve që duan t’i tregojnë publikut të vërtetën dhe për t’i rezistuar shtypjes dhe censurës”.
Madje, në vazhdim ai jep detaje për modelin financiar të aplikuar nga The Guardian, duke theksuar se si “shtatë vjet më parë, ne morëm vendimin që artikull në The Guardian të lexohet falas por duke kërkuar nga njerëzit nëse do të ndihmonin duke kontribuar sadopak.
“Më shumë se 1.5 milion njerëz e kanë bërë diçka të tillë në të gjithë planetin. Pra, të ardhurat tona nga lexuesit tanë tani arrijnë në më shumë se gjysmën e të ardhurave tona totale.”
“Kjo jo vetëm që do të thotë se ne mund të mbështesim një gazetari që do të jetë e disponueshme për të gjithë. Ne mund të mbetemi në të njëjtën kohë të pavarur, të lirë nga ndikimi tregtar apo politik, pa frikë të sfidojmë njerëz të fuqishëm që mund të ushtrojnë presion ekonomik”, shton ai, duke përfunduar:
“Është një model që tani është adoptuar nga startup-e të panumërta në mbarë botën. Financimi i medias është një veprim i vogël por i rëndësishëm që mund të bëjmë për ta bërë demokracinë më të shëndetshme”.
/abcnews.al