Sheiku Jasim do të ofrojë më shumë se Ratcliffe për të blerë United

schedule21:28 - 2 Maj, 2023

schedule 21:28 - 2 Maj, 2023

Sipas CBS Sports, Sheiku Jasim nuk ka hequr dorë nga dëshira e tij për të blerë Manchester United plotësisht, edhe pse Sir Jim Ratcliffe më herët i kishte bërë Glazers një ofertë më joshëse për të blerë aksionet e United.

Sheiku i Katarit synon të tejkalojë biznesmenin britanik, ai gjithashtu dëshiron të bëjë një marrëveshje direkt me pronarët amerikanë.

Ndryshe nga Sir Ratcliffe, i cili po kërkon të marrë shumicën e aksioneve në United, Sheiku Jasim dëshiron të blejë 100% të aksioneve të klubit.

CBS Sports shton gjithashtu se java e ardhshme ka të ngjarë të jetë vendimtare në përcaktimin se ku do të përfundojë United. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!