Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama-demokratëve në Korçë: Zgjidhja juaj sot jemi ne

schedule20:02 - 2 Maj, 2023

schedule 20:02 - 2 Maj, 2023

Në vazhdën e takimeve elektorale në qarkun e Korçës, kryeministri Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve demokratë. Kreu i qeverisë tha se do të ishte një fatkeqësi që njerëzit e mirë dhe të punës që janë të djathtë, do të rreshtoheshin sërish djathtas dhe të largoheshin nga fryma e bashkëpunimit të PS-së.

“Atyre njerëzve iu them që zgjedhja dhe zgjidhja juaj sot jemi ne. Nuk ka një zgjidhje tjetër. Dhe nëse në atë rreshtim, vendimi është marrë me gjyshërit që nuk jetojnë më dhe të cilët janë rreshtuar në anën tjetër në Luftën e Dytë Botërore, unë u them me plot gojën se nuk ka patriot, kockat e të cilit prehen në këtë vend që do ta pranonte që nipi apo stërnipi i tij në emër të së djathtës, të shkojë t’ia japë votën Like Floririt.

Nuk ka patriot që të prehet në botën tjetër, kujtimet e të cilit kanë për detyrë ta respektojnë të gjithë apo ata që janë pasardhës gjaku që do të pranonte i qetë nëse nipërit apo stërnipërit e tij do të shkonin në 14 maj dhe do të votonin për dikë që SHBA dhe bota perëndimore i kanë thënë je i padëshirueshëm“, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!