Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë ka vendosur të lerë të lirë dy personat e arrestuar për zjarrvënien në malin e Shëngjinit. Për Ardit Ujkën dhe Miklovan Ivanaj u vendos masa detyrim paraqitje.
Mësohet se të dy kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk kanë lidhje me këtë çështje dhe janë banorë të zonës. Të akuzuarit kanë thënë se ishin të parët që njoftuan policinë për zjarrin pasi kishin frikë se do u digjej stani i bagëtive.
Zjarri në malin e Shëngjinit zgjati dy ditë duke shkrumbuar mijëra hektarë me pisha./ABC News Albania 24/7