Në një konferencë për shtyp ditën e sotme në prag të ndeshjes së Serie A kundër Leçe, trajneri i Juventus, Allegri, është pyetur rreth të ardhmes së dyshes më të mirë të sezonit për klubin, Rabiot-Di Maria.
“Rinovimet e Rabiot dhe Di Maria? Do të na duhet të mendojmë se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm. Për momentin nuk dimë nëse do të luajmë në Champions League, që është vendimtarja.
Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë. Kanë mbetur edhe 35 ditë deri në fund të sezonit, duhet të jemi të fokusuar në këtë. Pastaj, për vitin e ardhshëm, klubi do të bëjë vlerësimet e tij në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Allegri, ku ka lënë të kuptohet se kualifikimi për në fazën tjetër në Champions League është shumë i rëndësishëm për disa lojtarë kryesorë të skuadrës./ h.ll/abcnews.al