Të paguash qiranë me seks, fenomeni më i ri në Britani

schedule14:48 - 2 Maj, 2023

schedule 14:48 - 2 Maj, 2023

Gjithnjë e më shumë gra në Britani po detyrohen, për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe përkeqësimit të kushteve, të kryejnë seks për “mbijetesë”. Organizatat paralajmërojnë për fenomenin social dhe kushtet që po detyrojnë gratë të ofrojnë seks në këmbim të pagesës së qirave apo plotësimin e nevojave ditore.

Sipas të dhënave, pronarët kërkojnë seks për të marrë me qira apartamentin e tyre ose me zbritje ose edhe falas.

Madje, pronarët në fjalë nuk kanë hezituar, deri në shtrëngimin e legjislacionit, madje të publikojnë reklamat përkatëse, duke lënë aludime: Qiramarrësi duhet të “gatuajë, të pastrojë, të lajë rrobat dhe ndoshta të bëjë më shumë”, lexon në njërin prej tyre.

Sipas një sondazhi, në pesë vitet e fundit, pothuajse 1 në 50 gra në Angli i është ofruar qira në këmbim të seksit. Sipas hulumtimit të publikuar nga Independent , rreth 30,000 gra nga marsi 2020 deri në janar 2021 u ngacmuan seksualisht nga pronarët e tyre, ose u kërkuan seks në këmbim të qirasë.

Që atëherë, fenomeni ka marrë përmasa edhe më alarmante. Sipas një botimi në ” Big Issue “, një sondazh nga Generation Rent dhe Mumsnet vlerësoi se viktimat e kësaj fatkeqësie mund të arrijnë në më shumë se 200,000 gra në MB. “4% e të gjithë pjesëmarrësve në anketë raportuan se iu ofrohet një shtëpi falas ose me qira të reduktuar në këmbim të seksit.

Kjo normë rritet në 10% për pjesëmarrësit me të ardhura më pak se 20,000 £”, tha zëvendësdrejtori i Generation Rent.

Një tjetër studim interesant mbi fenomenin morbid është kryer disa vite më parë nga Universiteti i Oksfordit. Hulumtimi, i publikuar në vitin 2019, identifikoi më shumë se 580 reklama “seks në këmbim të qirasë” në Londër dhe Los Anxhelos në platformën Craigslist.

Në të kaluarën, BBC intervistoi një nga vajzat e cila ishte studente. Siç kishte nënvizuar e reja, qiraja në këmbim të seksit ishte alternativa e saj e vetme, por përfundimisht kjo e çoi në një rrugë pa krye me një kolaps psikologjik dhe fizik: “Nuk e kisha idenë   se isha e përfshirë.

Ai bëri atë që donte dhe e bëri atë në një mënyrë të tmerrshme. Unë thjesht nuk reagova. Doja vetëm shtëpinë dhe po e shtyja veten ta mbaja të lumtur sepse kisha frikë nga reagimi i tij”.

Dhe pronarët që propozuan një marrëveshje të tillë nuk e kishin problem të flisnin publikisht për ofertën e tyre.

Një pronar duke folur për BBC-në e përshkroi marrëveshjen si një marrëveshje “win-win”.

“Nuk ka asnjë detyrim. Ato i dinë rregullat”, tha ai.

Tashmë ligji në Britani ka ndryshuar dhe “seksi në këmbim të qirasë” njihet si i paligjshëm , ndërsa javën e kaluar ministrja e Brendshme, Suella Braverman, njoftoi se po shqyrtohet një ligj i ri, më i rreptë për të trajtuar fenomenin, i cili do të synojë pronarët dhe do të ofrojë mbrojtje më e mirë për njerëzit e cenueshëm.

/abcnews.al