Ekipi i basketbollit të Tiranës ka triumfuar me rezultatin 82-66 ndaj Besëlidhjes në finalen e katërt të play-off, ndeshje e cila u mbajt në “Feti Borova”, me kryeqytetasit që barazuan 2-2 serinë e takimeve.
Ekipi bardheblu ia doli të rikuperonte dy humbjet e para, duke bërë që përballja mes tyre të jetë e ekuilibruar dhe titulli kampion do të vendoset pas tre ditësh, në finalen e pestë dhe të fundit.
Pallati i sportit ishte i mbushr plotë, ndeshja ishte tepër emocionuese dhe të dyja skuadrat kërkuan fitoren, por kryeqytetasit nuk kishin asgjë për të humbur dhe i mblodhën forcat duke e çuar këtë përballje në finalen e fundit.
Në periodën e parë, Tirana pati një epërsi të lehtë 21-15, me lezhjanët qëndruan gjthnjë në ndjekje. Gjysma e parë e ndeshjes u mbyll 39-36 për bardheblutë. Kryeqytetasit qëndruan gjatë gjithë lojës në komandë, duke u shkëputur 58-51 në përfundim të periodës së tretë.
Në 10-minutëshin e fundit Tirana ishte më e saktë, mbrojti mirë dhe përfitoi nga nxitimi i basketbollistëve të Besëlidhjes.
Tirana e thelloi diferencën dhe fitoi 82-66, duke barazuar 2-2 serinë e finaleve dhe nis festën. Në radhër e Tiranës ra në sy Davis me 24 pikë, ndërsa 40 pikët e dyshes lezhjane Robinson-Bernard vlejtën vetëm për statistikë./ h.ll/abcnews.al