Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar më shumë mbështetje financiare për njerëzit në nevojë. Kryebashkiaku i Tiranës renditi para këshilltarëve të majtë projektet që do të zbatohen gjatë mandatit të tij të dytë.
Nuk u përqëndrua tek kundërshtarët politikë por tek projektet që kanë nisur e po përfundojnë në Bashkinë që drejton në këtë mandat të dytë.
Erion Veliaj përballë këshilltarëve të majtë vecoi në fjalën e tij në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, hapjen e shkollës së re të muzikës në Tiranë “Servete Maçi” dhe investimet për të ulur mbipopullimet në shkollat e kryeqytetit.
Mbështetje do t’u jepet edhe shtresave në nevojë. Janë disa vendime me karakter social në rendin e ditës. Në mensat e krijuara nga Bashkia është parashikuar të shtohen vaktet.
Me ambicie e sheh kryebashkiaku Veliaj edhe zhvillimin e turizimit në Tiranë.
Të 6 pikat në rendin e ditës kaluan pa debate me votën e këshilltarëve të majtë. /ABC News Albania 24/7