Pas akuzës së Partisë Demokratike ka reaguar kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku. Në një status në rrjetet sociale kryebashkiaku socialist ka sqaruar se i qëndron deklaratës që ka bërë më herët, duke përsëritur se emrin e ka ndryshuar si shumë shqiptarë të tjerë që t’i jepej mundësia për të punuar e jetuar në Greqi.
Kryebashkiaku Kajmaku deklaron se nuk është marrë kurrë me trafiqe e krime, por ka punuar për të nxjerre bukën e gojës në emigracion. Ai i siguron qytetarët e Vorës se do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës. “I takon autoriteteve përkatëse të thonë fjalën e fundit” – shkruan kryebashkiaku Agim Kajmaku në rrjetet sociale. /ABC News Albania 24/7