Alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për sot

schedule07:15 - 1 Maj, 2023

schedule 07:15 - 1 Maj, 2023

Sipas MeteoAlb: Mbetet vendi ynë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme gjatë pjesës së dytë të ditës.

Parashikohet që vranësirat të sjellin momente të pakta me pika shiu në zonat malore dhe pjesërishtë në ultësirën perëndimore. Por gjithashtu pritet të ketë dhe intervale të përkohshme me kthjellime, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet e Rajonit dhe Europa Qëndrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat pritet të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, KU herë pas here do të jenë të shoqëruara me fuqizim të përkohëshëm të parametrit të erës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me mot të qëndrueshëm duke sjellë dominim të kthjellimeve në gadishullin Iberik. Gjithashtu me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jenë Europa Veriore dhe Lindore.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezenet në rajonin e Ballkanit duke bërë që edhe Kosova të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të shpeshta duke gjeneruar reshje të pakta shiu, kryesisht në zonata Perëndimore dhe Jugperëndimore të vendit. Ndërsa në zonat Verilindore do të ketë kthjellime të përkohshme.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijoj të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta edhe përgajtë ditës së hënë. POR do të ketë dhe intervale të shukrta me kthjellime të cilat do të jenë prezente gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese do të sjellin dominim të vranësrave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në MV./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!