Rreth 1200 efektivë do të angazhohen nga Policia e Tiranës dhe ajo e Shtetit për protestën e njoftuar të hënën para selisë së parlamentitit nga dy partitë opozitare, PD dhe LSI. Mitingu mbahet për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm, ku sipas dy subjekteve politike është antikushtetuese.
Policia e Tiranës do të kalojë në gatishmërinë nr.2, për protestën e paralajmëruar për t’u mbajtur nga partia Demokratike dhe ajo e LSI, të hënën në sheshin perpara godinës së Parlamentit.
Drejtuesit e policisë së kryeqytetit theksuan për ABC News se, do të angazhojnë rreth 1200 efektivëtë, të cilët do të garantojnë mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga dy parti opozitare.
Të njëtat burime bëjnë të ditur se mes forcave të policisë të angazhuara do të jenë edhe ato të FNSH-së, RENEA-s si edhe antiterrori, ndërsa kordoni i parë mes protestuesve dhe uniformave blu po mendohet të përbëhet nga police femra.
Ky miting i thirrur nga PD e LSI, do të bëhet për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm, ku sipas dy subjekteve politike është antikushtetuese.
Gjithashtu, policia do të bllokojë edhe disa nga akset rrugore në kuadër të masave për mbarëvajtjen e tubimit, që sipas drejtorisë së policisë së Tiranës, protesta mund të zgjasë për disa orë. Zyrtarisht Partia Demokratike ka njoftuar policinë për protestën e së hënës që do të mbahet në orën 9 e 30 të mëngjesit por, nuk ka saktësuar orën përbyllëse të mitingut, duke kaluar në shërbim të përforcuar efektivët blu.
Protestës në Tiranë do ti bashkohen edhe qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit, të cilët do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar nga dy partitë politike./abcnews.al