Vetëm 30 minuta kanë mjaftuar për t’u zhbllokuar sfida e vlefshme për javën e 32-të të Serie A, mes Inter e Lazio. Pas një goli të anulluar fillimisht në favor të “zikaltërve”, në minutën e 27′-të të sfidës, miqtë nuk kanë vonuar dhe pas 3 minutash dhanë kundërpërgjigjen.
Ish-mbrojtësi i Lazio, i cili tashmë luan për fanellën “zikaltër” bën një gabim trashanik në hyrje të zonë duke i dhuruar topin kundërshtarëve, top ky që bie në këmbët e brazilianit Felipe Anderson, me këtë të fundit që mposht lehtësisht portierin Onana, me një goditje potente. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: