Abissnet Superiore/ Tirana kërkon shkëputjen, Kukësi mbijetesën, Vllaznia do Evropën përballë Egnatias

schedule08:17 - 30 Prill, 2023

schedule 08:17 - 30 Prill, 2023

Pas përballjeve Bylis-Laçi dhe Erzeni-Partizani, ditën e sotme do të zhvillohen dhe 3 ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 31-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, ku padyshim nuk do të mungojnë spektakli dhe emocionet e forta.

Në orën 15:00 Tirana do të kërkojë sërish shkëputjen prej 5 pikësh nga Partizani i vendit të 2-të, teksa në “Elbasan Arena” do të presë “krutanët” e Kastriotit, në një ndeshje që nuk pritet asgjë më pak se fitorja e “bardhebluve”, të cilët janë në kërkim të titullit kampion për të dytin vit radhazi.

Po në orën 15:00, “verilindorët” e Kukësit do të presin në “shtëpinë” e tyre, “durrsakët” e Teutës në një përballje që mund t’i nxjerrë të paktën për 1 javë vendasit nga zona e ftohtë e rënies nga Kategoria, ndëras në 18:00, “kuqeblutë” e Vllaznisë do të presin “rrogozhinasit” e Egnatias në “Loro Boriç”, për një “duel Evrope”.

Ndeshjet e sotme:

Ora 15:00

Tirana – Kastrioti
Kukësi – Teuta

Ora 18:00

Vllaznia – Egnatia  /i.m /abcnews.al