Në “majë të gurit”/ Palmat rriten në Gjirokastër, ish-agronomi: I mbollëm 20 vite më parë

schedule20:47 - 29 Prill, 2023

schedule 20:47 - 29 Prill, 2023

Në “majë të gurit” mes temperaturave tepër të ftohta rriten palma. Ndoshta është e pabesueshme, por ky është realitet qe vjen nga lagjja “Dunavat” i Gjirokastrës, një prej zonave me ekstreme dhe të larta të qytetit.

Këtë iniciative që kërkon edhe guxim e ka ndërmarrë Albert Mevlani, ish agronom dhe prej vitesh ne pension,por qe sot nuk ndahet nga profesioni i tij, ku pasionin dhe dashurinë ndaj mjedisit e ka të trashëguar edhe nga babai i tij.

Por si mund të rritet kjo bimë në një zonë të tille, e për me tepër kur fara e kësaj peme është e njëjtë me ato të qyteteve bregdetare?

Sot Mevlani në bahçen e tij ka 19 palma të cilat janë mbjelle vite me parë, por kanë sfiduar klimën e ftohtë, ngricat dhe kushtet aspak të favorshme për mbjelljen dhe rritjen e saj në një qytet si Gjirokastra dhe me tepër në lagjet e sipërme te qytetit, ku kurioziteti është i të gjithëve, turistë apo bashkëqytetas është i lartë.

Asnjëherë nuk do lodhem dhe kujdesur për mjedisin, madje dëshiroj që një pemë ta dhuroj për qytetin, pse jo të mbaj edhe emrin e familjes sime thotë Alberti.

Në Gjirokastër hapësirat e blerta janë thuajse inekzistente, ndaj edhe apeli i Albertit shkon pikërisht ndaj pushtetit vendor dhe agjencive përkatëse për më tepër kujdes ndaj nismave qe ndërmarrin, pasi te mbjellësh një fidan kërkon studimin dhe mënyrën e duhur.

Në majë të gurit, ne maje të Dunavatit, por palmat lulëzojnë./abcnews.al