Opozita në protestë kundër vendimit të mazhorancës për Prokurorin e përgjithshëm

schedule13:27 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 13:27 - 17 Dhjetor, 2017

Por ndërsa Kuvendi do të mblidhet në seancë parlamentare për të zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm, opozita do të protestojë në sheshin përpara këtij institucioni. Opozita parlamentare ka zgjedhur këtë mënyrë për të kundërshtuar një vendimarrje të tillë të mazhorancës, e cila përcaktoi me votat e saj mënyrën sesi do të ndiqej procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm. E mesa duket po me votat e saj, mazhoranca qeverisëse do të zgjedhë mes tre kandidatëve që i janë përcjellë seancës parlamentare nga Komisioni i Ligjeve, emrin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Opozita ka ftuar mbështetësit e saj të mblidhen në sheshin përpara parlamentit rreth orës 9:00 të ditës së nesërme, për të vijuar manifestimin deri në përfundim të seancës plenare. Përfaqësuesit e opozitës në Kuvend bojkotuan procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit, duke e cilësuar mënyrën e zgjedhjes si antikushtetuese./abcnews.al