Polonia mbyll një shkollë ruse në Varshavë, Moska: Do të reagojmë

schedule13:36 - 29 Prill, 2023

schedule 13:36 - 29 Prill, 2023

Polonia këtë të shtunë ka sekuestruar një ndërtesë shkolle pranë ambasadës së Moskës në Varshavë , e cila ishte në shërbim të fëmijëve të diplomatëve, një lëvizje që ambasadori rus e ka quajtur “të paligjshëm”, duke premtuar përgjigje nga Moska.

Mosmarrëveshja për ndërtesën shumëkatëshe të viteve 1970, e mbiquajtur nga qytetarët e Varshavës si “foleja e spiunëve”, vazhdon prej një viti.

Kjo ndërtesë i përket komunës së Varshavës,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake Lukasz Jasina, duke shtuar se transferimi është bërë me urdhër të përmbaruesit.

Ndër të tjera Polonia argumenton se ka një pabarazi të madhe në numrin e ndërtesave diplomatike që secila ka në vendin tjetër. Autoritetet polake u kanë dhënë afat deri në orën 18:00 punonjësve të shkollës së ambasadës ruse në Varshavë që të largohen nga ndërtesa./abcnews.al