Rinas, po fusnin në Shqipëri 94 mijë dollarë të padeklaruar, nën hetim 2 libianë

schedule11:43 - 29 Prill, 2023

schedule 11:43 - 29 Prill, 2023

Dy shtetas libianë janë proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia shqiptare pasi kanë tentuar që të fusin përmes Rinasit të holla të padeklaruara.

Sipas policisë mësohet se gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë.

Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.

“Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 12 orëve të fundit, Policia Kufitare godet dhe 2 raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 94.000 dollarë amerikanë

Procedohen penalisht dy shtetas libianë.

Më herët, Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi 47 450 euro dhe procedoi penalisht 2 shtetas turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive,  bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit libianë K. A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, të dy banues në Libi.

Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë.

Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.

Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!