Liqeni i Ohrit, ndër 3 liqenet më të vjetra në botë, nuk do ta humbasë statusin e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESKO.
Ministri i Diasporës në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se, pas zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga agjencia e OKB-së në status do të përfshihet edhe pjesa shqiptare e liqenit.
Situata me liqenin e Ohrit nuk është e re, e gjitha kjo erdhi si shkak i neglizhencës së procesit të 11 viteve të pushtetit të kaluar. Kjo i solli dëm statusit të këtik liqeni. Kështu u shpreh ministri i Diasporës Edmond Ademi në programin Happy Day.
Pjesa tjetër e liqenit të Ohrit është edhe ajo e Pogradecit në anën e Shqipërisë, në pyetjen se çfarë do të bëjnë të dyja vendet për avancimin por edhe njëkohësisht mos çuarjen në pikëpyetje për statusin e këti liqeni, Ademi u shpreh:
“Të dy shtetet në të ardhmen do të kenë si detyrim mirëmbajtjen për të promovuar edhe turizmin, edhe elementet e trashëgimisë kulturore edhe elementet e bukurisë që i ka Ohri”.
Në vitin 1979 si pasojë e sistemit politik, në veçanti pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit mbeti jashtë listës së pasurive botërore të Uneskos.
Por u deshën plot 40 vite që e njëjta si dhe pjesa e Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e listës botërore të Uneskos, për ironi Ohri rrezikon të humb statusin në Unesko.
Ndryshe liqeni i Ohrit llogaritet si një ndër 3 liqenet më të vjetra në botë ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore./ABC News Albania 24/7