Juventusi u mund 1-0 në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit.
Ndeshja e parë përfundoi në barazim dhe tifozët e Juventusit prisnin që skuadra e tyre të kthehej me fitore nga Milano dhe të dilte në finalen e turneut, por kjo nuk ndodhi.
Mbrëmja për Juven ishte e pasuksesshme dhe Football Italia raportoi një përplasje midis Allegrit dhe Leonardo Bonuccit.
Trajneri donte të zëvendësonte mbrojtësin pas një ore lojë, Bonucci e vuri re këtë dhe u zemërua duke pretenduar se mundi ta përfundonte ndeshjen.
Megjithatë, Allegri e injoroi kërkesën e tij dhe e largoi qendërmbrojtësin, por zëvendësimi nuk e përmirësoi rezultatin. /G.D abcnews.al/