Në zgjedhjet parlamentare të 21 Majit në Greqi pjesë do të jenë edhe dy kandidatë Shqiptarë. Fatos Malaj është një prej kandidatëve që do të marrë pjesë në këto zgjedhje nën siglën e partisë PASOK.
Në një lidhje për “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani, Malaj është shprehur se është e rëndësishme që shqiptarët të votojnë në këto zgjedhje se ai do të jetë zëri i tyre në parlamentin grek.
Ndër të tjera ai është shprehur se do të jetë në emër të emigrantëve në parlament për tu siguruar lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë greke dhe për brezin e emigrantëve të viteve ‘90 për marrjen e pensionit njëlloj si shtetasit grek.
“Është hera e dytë që po garoj por do të jem pjesë e garës deri sa të fitoj dhe zëri i emigrantëve të dëgjohet. Zëri jonë duhet që të jetë brenda parlamentit grek për të përfaqësuar zërin e emigrantëve së pari. Unë jam i fokusuar në zgjidhjen e problemit të emigrantëve për marrjen e shtetësisë.
Ndryshimi i kodit të emigracionit, që ka të bëjë me lejen e qëndrimit, për uljen e kohës që emigrant ta marrë sa më shpejt. Ndryshimin e ligjit për marrjen e nënshtetësisë për brezin e parë, dhe për brezin e dytë vonesat që e marrin nënshtetësinë për 5-6 vite dhe PASOK në planin e tij ka një aplikim online që të mos zgjatet shumë marrja e nënshtetësisë.
Pensioni për brezin e parë të emigrantëve që kanë ardhur në vitet -90 që janë të diskriminuar, dhe sipas ligjit thuhet se duhet që të kenë 40 vite në Greqi që të marrin pension dhe pse detyrimet janë të njëjta si shtetasit greke. U bëj thirrje brezit të dytë të emigrantëve që të votojnë që të bëjmë të mundur fitimin e të drejtave për brezin e parë të emigrantëve që të mos ngelin pa pension dhe leje qëndrimi.
Unë jam i fokusuar te emigrantët dhe rrugëtimi im është te të drejtat e tyre por pres që dhe qytetarët grek të më votojnë që shikojnë një zë ndryshe në parlamentin grek për zgjedhjen e të drejtave të njeriut. Zëri është I vonuar, pasi janë qindar mijëra që nuk janë të pajisur me shtetësi greke. Një zë i tillë ka munguar ndaj është e rëndësishme që të votojnë emigrantët”, ka thënë ai. /abcnews.al