Një qytetar nga Gjirokastra ka telefonuar këtë të premte në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, duke ndarë shqetësimin e tij. Ai ka thënë që Gjirokastra është bërë një qytet model për zhvillimin e turizmit dhe kjo falë qeverisë.
Sakaq, ai i është përgjigjur edhe telefonatave më herët, duke u shprehur se në qytetin e Durrësit është bërë goxha punë, pavarësisht vështirësive të viteve të fundit.
“Çdo qeveri ka pasur të mirat dhe të këqijat e saj, por jeta ka ecur dhe është zhvilluar. Unë po të flas vetëm për Gjirokastrën, është bërë një qytet model për zhvillimin e turizmit. Kjo është merita e atyre që drejtojnë dhe udhëheqin qoftë qeverinë, qoftë dhe pushtetin vendor.
Edhe në Durrës është bërë goxha punë, duke menduar dhe duke parë dhe vështirësitë ekonomike që kanë qenë gjatë këtyre katër viteve të fundit, si tërmeti, pandemia, por edhe lufta në Ukrainë. Por unë kam ardhur disa herë në Durrës dhe e kam parë, kam parë Durrësin në 2019 që jo vetëm populli shqiptar, por edhe mbarë Europa e ndihmuan, por sot Durrësi i ka eliminuar të gjitha problemet që shkaktoi tërmeti. Çdo njëri ka të drejtën e tij, ka votën e tij dhe ta hedh atje alternativën që i shërben familjes së tij dhe të afërme të tij. Jo të bëjmë opinione dhe të nxijmë gjithçka. Se edhe në rast se vijnë të djathtët në pushtet, edhe ata do të kenë gabimet e tyre. Jo çdo gjë do të ecë ashtu siç e duam ne”, u shpreh qytetari./abcnews.al