Tensione në Nagorno Karabak, Armenia kërkon prezencë më të madhe ndërkombëtare

schedule14:32 - 27 Prill, 2023

schedule 14:32 - 27 Prill, 2023

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për një prezencë më të madhe ndërkombëtare për t’i qetësuar tensionet me Azerbajxhanin rreth zonës së Nagorno Karabakut.

Kjo thirrje vjen pak pasi Rusia emëroi një nga komandantët e saj më të lartë ushtarak si udhëheqës të një forcë paqeruajtëse për në rajonin e shkëputur, shkruan REL.

Duke folur gjatë një seance qeveritare të enjten, më 27 prill, Pashinian e akuzoi se kishte nisur një provokim duke instaluar një pikë kontrolli në rajonin e Shushit, duke bërë që pak a shumë të izoloheshin katër komunitete.

Jerevani zyrtar veçse e ka akuzuar Bakun zyrtare për nxitje të tensioneve përmes bllokimit të Korridorit Lachin, e vetmja rrugë që lidh rajonin e populluar kryesisht me armenë me Armeninë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Elnur Mammadov, ka thënë se pika e kontrollit është ngritur si përgjigje ndaj “shqetësimeve për siguri shkaku i keqpërdorimit të vazhdueshëm nga Armenia të rrugës për transport të armëve dhe aktivitete të tjera të paligjshme”.

Baku thotë se bllokada, e cila nisi më 12 dhjetor, është bërë nga “eko-aktivistët” azerbajxhanas – të cilët në përgjithësi besohet se kanë vepruar sipas një urdhri qeveritar. Zyrtarët azerbajxhanas thonë se rruga është e hapur për qëllime humanitare, por një gjë të tillë e ka mohuar Armenia.

Pashinian akuzoi Azerbajxhanin se jo vetëm po nxit rritjen e tensioneve në rajon, por edhe e fajësoi atë për thellimin e një krize humanitare në Nagorno Karabak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!