Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla këtë të enjte është thirrur në SPAK , pas një kallëzimi të bërë në drejtim të tij.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se kryebashkiaku i Rrogozhinës ka dhënë sqarime në Prokurori, në lidhje me një kallzim të bërë në drejtim të tij për punësimet e bëra për persona që rezultonin se ishin jashtë vendit.
Në deklaratën e tij ai është shprehur se punësimet pranë bashkisë janë bërë në përputhje me ligjin. /abcnews.al