Human Rights Watch: Rojet kufitare turke po torturojnë dhe vrasin sirianë

schedule11:26 - 27 Prill, 2023

schedule 11:26 - 27 Prill, 2023

Rojet kufitare turke po torturojnë dhe vrasin sirianët që përpiqen të kalojnë kufirin, sipas organizatës joqeveritare Human Rights Watch (HRW), duke i bërë thirrje Ankarasë që të hetojë këto incidente.

“Rojet kufitare turke po qëllojnë pa dallim ndaj civilëve sirianë në kufirin me Sirinë dhe po torturojnë dhe përdorin forcë  kundër refugjatëve dhe emigrantëve që po përpiqen të kalojnë në Turqi”, tha organizata në një deklaratë.

Qeveria turke duhet të hetojë këto shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të dënojë rojet kufitare përgjegjës për këto abuzime, shton organizata. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, 12 sirianë janë vrarë dhe 20 janë plagosur nga rojet kufitare turke që nga fillimi i vitit.

Turqia, e cila ka mirëpritur 3.6 milionë sirianë që janë larguar nga lufta që ka shkatërruar vendin e tyre që nga viti 2011, ka mbyllur kufirin midis dy vendeve.

Më 11 mars, sipas njoftimit të HRW, rojet kufitare turke “rrahën dhe torturuan një grup prej tetë sirianësh që po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Turqi”.

Një burrë dhe një fëmijë mes tyre vdiqën gjatë ndalimi , ndërsa të tjerët u plagosën rëndë.

“Rojet kufitare turke dhe forcat ushtarake kanë abuzuar dhe qëlluar sirianët përgjatë kufirit, duke vrarë dhe plagosur qindra në vitet e fundit,” tha Hugh Williamson, drejtor për Europën dhe Azinë Qendrore të Human Rights Ëatch, i cili ka denoncuar brutalitetin e vazhdueshëm të rojeve kufitare.

/abcnews.al