Papa Françesku ka mirëpritur kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, në Vatikan. Takimi vjen në prag të nisjes së Papës për në Hungari ku do të takohet edhe me refugjatët ukrainas.
“Ne mbërritëm në Romë për të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës. Ne do të diskutojmë çështje urgjente me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes të Italisë, si dhe me krerët e dhomave të Parlamentit italian. Ne planifikojmë të nënshkruajmë një sërë dokumentesh dypalëshe që do të kontribuojnë në restaurimin e Ukrainës”, tha Shmyhal.
/abcnews.al