Josef Schutz, i cili u dënua në qershor të vitit të kaluar për krime të kryera gjatë Holokaustit në kampin e përqendrimit Sachsenhausen në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 102-vjeçare.
I njohur si personi më i vjetër i dënuar për krimet e kryera gjatë Holokaustit, Schutz u dënua për ndihmën në vrasjen e më shumë se 3,500 të burgosurve në Sachsenhausen, pranë Berlinit, ndërmjet viteve 1942 dhe 1945.
Schutz, i cili gjithmonë mohonte të ishte roje në Sachsenhausen, u dënua vitin e kaluar deri në pesë vjet burg.
Schutz, emri dhe detajet e lindjes së të cilit u gjetën në dokumentet e një roje SS, mohoi të ishte roje kampit nazist dhe pretendoi se ai punonte në një fermë pranë qytetit të Passeëald në atë kohë.
Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore nga uria, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe vrasja nga kampi nazist.
Më shumë se 200,000 njerëz u burgosën atje, duke përfshirë të burgosur politikë, si dhe hebrenj, romë dhe sindi (ciganë).
/abcnews.al