Një paraqitje ndryshe bën të mërkurën, 26 prill, Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla. Çifti mbretëror zbuloi për publikun skenën e garës muzikore evropiane të Eurovizionit të këtij viti që do të zhvillohet në M&S Bank Arena në Liverpool.
Siç dihet, Britania do të jetë mikëpritësja e Eurovizionit të 67-të këtë vit në emër të fituesit të vitit të kaluar, Ukrainës. Bota numëroi mbrapsht dhe Charles dhe Camila zbuluan skenën mbresëlënëse. Camilla zgjodhi një veshje blu dhe Mbreti mbajti si gjithmonë të njëjtat kombinime ngjyrash.
Eurovision 2023 do të zhvillohet në Liverpool, pasi dy gjysmëfinalet do të mbahen më 9 dhe 11 maj dhe finalja e madhe të shtunën më 13 mars./abcnews.al
View this post on Instagram