EMRI/ Zbulohet kush “porositi” vrasjen e Ardian Nikulajt, ja si mbahej nën vëzhgim viktima

schedule19:03 - 26 Prill, 2023

schedule 19:03 - 26 Prill, 2023

LEZHË- Të tjera detaje dalin në dritë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Lezhë. Të përfshirë në këtë krim janë gjashtë persona, ndërsa ABC News ka siguruar foton e një prej personave, i cili mbante në vëzhgim Nikulajn. Ai është anglezi Steven Hun , ndërkaq shquhet qartë se si e mban nën mbikëqyrje të plotë biznesmenin e ekzekutuar.

Gazetari Ermal Vija raporton se ata janë zbuluar nga një makinë  tip “Pasat”, të cilën e kishin marrë me qira dhe e kanë përdorur anglezi dhe portugezi, që ka bërë vrasjen.

Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues të krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997.

Emrat e personave të përfshirë në krim sipas policisë janë: Edmond Haxhia , Ruben Saraiva (shtetas portugez, vrasesi) dhe 4 shtetas britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman./n.m.abcnews.al