Emiliano Martinez konsiderohet ekspert kur kundërshtari ekzekuton një penallti, i cili ndër të tjera është shpesh në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij.
Portieri argjentinas dhe kampioni i botës zbuloi se çfarë ndodhi në ndeshjen e Aston Villas me Manchester United në Old Trafford.
“Pashë Ronaldon të zhgënjyer dhe ai nuk po fliste. Mendova se kishte një tension këtu dhe vendosa të përfitoj prej tij”, pranon portieri në emisionin “Behind The Game”, në kanalin zyrtar të Premier League.
“Ai (Ronaldo) nuk donte ta bënte dhe unë i thashë Cavanit, pse nuk e merr përsipër. Unë kurrë nuk flas për plehra. Unë shkaktoj kaos. Ishte minuta e 92-të e ndeshjes dhe bëra gjithçka për t’i penguar ata të fitonin ndeshjen”,ka pranuar portieri i shumëpërfolur që ishte një nga heronjtë e Argjentinës në fitimin e Botërorit të Katarit. /G.D abcnews.al/