DENVER NUGGETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 112-109
Nuggets u imponuan 112-109 në ndeshjen e 5-të me Minnesota dhe e mbyllën serinë në 4-1 duke fluturuar në gjysmë-finalet e Konferencës duke eliminuar Timberwolves që kishin edhe topin e kohës shtesë, por Edwards dështoi në tentativën për trepikësh. Nuggets buzëqeshin falë 35 pikëve të një Jamal Murray të papërmbajtshëm, dhe falë shifrave të dyfishta në çdo aspekt të Nikola Jokic që pasuroi repertorin me 28 pikë, 17 topa nën tabelë dhe 12 asiste.
Kishte edhe 26 pikë me 11 rikuperime nga Karl-Anthony Toëns dhe 16 pikë me 15 rikuperime nga Gobert por nuk mjaftuan për të evituar eliminimin dhe fundin e sezonit për Minnesotan. Denver ndërkohë kalon raundin dhe do të përballet me Phoenix Suns në serinë që vlen një biletë për finalen e Konferencën e Perëndimit.
PHOENIX SUNS-LOS ANGELES CLIPPERS 136-130
Pikërisht Phoenix Suns fituan ndeshjen e pestë ndaj Clippers duke kaluar me serinë 4-1 përballë skuadrës nga Los Angeles që paguan mungesat e Leonard dhe George dhe edhe një herë përshëndet para kohe playoffin. Në Arizona përfundoi 136-130 pavarësisht tentativës finale të formacionit të Lue që ndëshkohet nga një rezultat i pjesshëm 50-24 në periodën e tretë. 12 minuta që rezultuan vendimtare pasi nuk mjaftoi një periodë e katërt e fituar me 11 pikë nga Clippers për ta kthyer ndeshjen.
Suns buzëqeshin falë një super Booker me 47 pikë dhe 10 rikuperime dhe 31 pikëve të Kevin Durant, përveçse 21 pikë dhe 11 rikuperime nga Ayton dhe 15 pikë të Chris Paul. Rezultojnë të padobishme për Clippers 27 pikët e Powell dhe 20 pikë dhe 10 rikuperime nga Plumlee. Westbrook e mbyll sezonin e tij me 14 pikë, 8 rikuperime dhe 8 asiste. Tani formacioni i Williams sfidon Denver Nuggets me dy ndeshjet e para që do të luhen në Colorado.
BOSTON CELTICS-ATLANTA HAWKS 117-119
Surpriza e mbrëmjes në NBA erdhi nga “TD Garden”. Boston Celtics shpërdorojnë match-pointin e parë pasi humbën 119-117 në shtëpi kundër Atlanta Hawks që falë trepikësisht të Trae Young më pak se 2 sekonda nga sirena finale, fituan garën e pestë duke rihapur lojërat. Tani Celtics janë përpara 3-2 në serinë përballë Hawks që shkurtuan distancën duke mbetur në lojë falë një rezultati të pjesshëm 37-25 të periodës së katërt.
Protagonisti absolut ishte pikërisht Trae Young, që realizoi në total 38 pikë dhe 13 asiste, i ndihmuar edhe nga 22 pikët e Collins. Më i miri për Celtics ishte Jaylen Brown me 35 pikë ndërsa u ndal në 19 pikë, 8 rikuperime dhe 8 asiste Jayson Tatum. Atlanta fitoi në këtë mënyrë prezencën në ndeshjen e 6 të që i ofron mundësinë për ta barazuar serinë në shtëpi, teksa Bostonit i duhet të fitojë në Georgia për të mos rrezikuar pastaj gjithë sezonin në ndeshjen e 7-të në TD Garden./ h.ll/abcnews.al