“Jeta nuk është një lum i qetë”, sopranoja shqiptare ka një këshillë për të gjithë të rinjtë: Punoni

schedule12:36 - 26 Prill, 2023

schedule 12:36 - 26 Prill, 2023

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, sopranoja lirike me famë ndërkombëtare, Alketa Çela ka deklaruar se jeta e saj nuk ka qene gjithmonë e qetë, por ka hasur në vështirësi dhe pengesa. Mirëpo, ajo ka zbuluar se pasuria që i ushqen në çdo lloj momenti është muzika.

“Jeta nuk është një lum i qetë, thonë francezët. Megjithatë, unë them që është pasuria jonë, ne ushqehemi me muzikën, është bërë jeta jonë e dytë. Unë mundohem që përveç operas të dëgjoj dhe muzikë klasike orkestrale, të zbuloj shumë gjëra nga bashkëshorti im. Ai ka një repertor orkestral më të njohur, mundohemi t’i kombinojmë”, tha sopranoja.

Më tej, Alketa dha dhe një këshillë për të gjithë artistët e rinj, që duan të ndjekin rrugën e saj.

“Duhet t’i përkushtohen në mënyrë 100% këtij profesioni, që në fillim duhet të jenë serioz, punëtor, besimi në vete, por puna për mua. Nqf se ata nuk i përkushtohen punës, vështirë është në këtë profesion që është direkt i lidhur dhe niveli është i dukshëm”, u shpreh ajo./abcnews.al