Hamilton ka zbuluar synimin e tij për t’u bërë një nga turistët e parë të hapësirës, duke zgjedhur Elon Musk si bashkëudhëtarin e tij.
Një udhëtim në hapësirë është ndër planet e ardhshme të Hamilton, pilotit profesionist të Formula 1, sipas asaj që tha vetë britaniku në një intervistë në kuadër të Çmimit të Madh të Australisë. Piloti ka treguar se mban marrëdhënie miqësore me Elon Musk, suke shprehur indirekt që është një admirues i personit që krijoi Tesla dhe sot me Space X dhe në fushën e teknologjisë hapësinore.
Hamilton foli për diskutimet e tij me Elon Musk dhe pyetjet që i ka bërë rreth aventurës së re hapësinore që nis me kthimin e njeriut në Hënë. Sipas shtatë herë kampionit të botës, objektivi i radhës i Elon Musk është planeti Mars, ndërkohë që ai e ka vendosur tashmë emrin e tij në listën e atyrë që konkurrojnë për një vend në anijen “Space X”.
“Ai po flet për udhëtimin në Mars, por unë jam gati të shkoj në hapësirë në çdo fazë. I thashë se mund ta drejtoja vetë anijen kozmike, por mendoj se është e gjitha e automatizuar”, tha Hamilton, i cili njihet si një person që i pëlqejnë sfidat./ h.ll/abcnews.al
Lewis Hamilton is off to the moon with Elon Musk! ??#AusGP #F1 @MercedesAMGF1 @LewisHamilton pic.twitter.com/1j2wCzjNRj
— Formula 1 (@F1) April 1, 2023